About

Security Policy Research Center

Security Policy Research Center – SPRC –, që në gjuhën shqipe është Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë, synon në studimin e pavarur teorik dhe kërkimor të sfidave që mund të prekin sigurinë Kosovare dhe Rajonale, të definuar në terma të gjerë, si dhe studimin e mundësive konceptuale të politikave shtetërore, rajonale dhe globale për të rekomanduar aspekte teorike profesionale për politikat e Sigurisë.
Është Organizatë e pavarur jo-qeveritare, e bazuar në modelin e studimeve profesionale për tema që kanë të bëjnë me politikat e sigurisë dhe për temat rajonale e ndërkombëtare të Sigurisë.
Është Qendër kërkimore teorike dhe hulumtuese për të arritur publikimin e punimeve rekomanduese për hulumtimet, analizat apo propozim-politikat që kanë të bëjnë me fushat e Sigurisë.