Ndryshimi i misionit të FSK – gradual dhe gjithëpërfshirës

Posted on Posted in Uncategorized
Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizoi Tryezën me temën: “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara”. Në këtë Tryezë, Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, tha se se “është e rëndësishme të sqarojmë të gjitha fazat e vendimmarrjes, deri në përmbylljen me sukses të kësaj iniciative ligjore, e cila për nga rëndësia shtetërore konsiderohet të jetë e interesit thelbësor për funksionimin demokratik të shtetit tonë.”   Ai theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë faktor i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon, por ajo do të jetë e gatshme të kontribuojë edhe përtej rajonit, në botë, sa herë që Kosovës i kërkohet të kontribuojë dhe se transformimi i FSK-së bëhet në bazë të analizës së përpiluar në kuadër të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë që e përcakton transformimin e FSK-së si objektiv me prioritet.   Duke u përgjigjur në pyetjet dhe komentet e të pranishmëve nga shoqëria civile dhe media, Presidenti Thaçi tha se procesi për tranformimin e FSK-së do të jetë gradual, gjithëpërfshirës dhe se institucionet e Kosovës kanë fleksibilitet për aspektin e, siç u shpreh, “datës së marrjes së vendimit”, në mënyrë që mbështetja e partnerëve ndërkombëtar të jetë e vazhdueshme.   Prishtinë, 14 mars 2017      

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *