Aktivitete me komunitetin RAE kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted on
Përfshirja e komunitetit Romë, ashkalinj dhe egjiptas kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe radikalizmit është e domosdoshme për të ndihmuar shoqërinë kosovare në tërësi në përballje me këtë të keqe.

Pjesëtarët e komunitetit RAE u mblodhën sot në Mitrovicë për të diskutuar rreth dukurisë negative të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe ndikimin e tyre në shoqërinë kosovare. Shoqëria kosovare duhet të trajtojë këtë dukuri në mënyrë gjithëpërfshrëse, prandaj edhe jemi të lumtur që ky aktivitet po bëhet me të rinjtë e komunitetit RAE në Mitrovicë. Qytetarët e Kosovës janë të njejtë, kanë të drejta të njejta. Kanë ëndrra të njëjta. Pavarësisht etnisë, gjuhës apo rajonit, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të mbrohen nga të këqijat dhe ti mundësohen kushtet për shkollim, jetë dhe perspektivë. E tëra ndodh në komunitet, prandaj komuniteti është mekanizmi që më së miri mund të parandalojë shtrirjen e ideologjisë dhe të pakësojë radikalizimin e të rinjve. Ky komunitet që përfshin familjen, shoqërinë, lagjen, vendbanimin duhet përfshirë në rritjen e Iniciativave Lokale për parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm. Aktivitete si kjo e sotmja janë ato që ndikojnë në vetëdijësimin e qytetarëve, krijimin e bindjes së lirë fetare, tolerancës e pastaj në krijimin e një shteti të bashkuar dhe më të sigurtë.

Kështu tha ndër të tjera Përfaqësuesi i Qendrës Kërkimore për Politika të Sgurisë – SPRC, Eris Hana, gjatë aktivitetit të sotëm të mbajtur në Mitrovicë.

Panelistë tjerë në këtë ligjëratë ishin edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës. Ismet Koca, përfaqësues i Policisë së Kosovës theksoi se situata në lagjen e komunitetit RAE është e qetë në krahasim me vitet e kaluara. Sipas Hoxhës Rexhep Lushta pasojë kryesore e krimeve ekstremiste është padituria ndaj fesë. Të gjithë qytetarët duhet të fillojnë të mbledhin fidanet e paqes duke filluar nga vetja, shoqëria, kolegët, lagjja dhe vendbanimi dhe të bëjnë të pamundurën që të ndikojnë në parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë bashkë me RRJETIN e Organizatave Partnere kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe për Promovimin e Sundimit të Ligjit të njohur si RRJETI, është duke realizuar aktivitete të shumta në promovimin e angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm në komunën e Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajit dhe Kaçanikut.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *