Iniciativa të përbashkëta lokale kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted on
Angazhimi i shoqërisë civile në nivel lokal dhe iniciativat të orientuara në komunitet paraqet qasje të rëndësishme në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC në bashkëpunim me dhjetë organizata jo-qeveritare në 5 komuna të Kosovës, ka filluar angazhimet e përbashkëta për fuqizimin e rolit të shoqërisë civile, takimet në komunitet, kontribuimin në zbatimin e strategjisë dhe në monitorimin e zbatimit të Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015-2020. Në Punëtorinë e organizuar sot (e martë) në Prishtinë, SPRC dhe dhjetë (10) organizatat lokale Besa Kabashi-Ramaj, Koordinatore Nacionale për zbatimin e kësaj Strategjie, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në adresimin e saktë të kësaj teme. Burim Ramadani, drejtor ekzekutiv i SPRC-së theksoi nevojën e iniciativave të përbashkëta dhe bashkëpunimit midis organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, në nivel qendror dhe ato që kanë fokusim në nivel lokal, me qëllim të adresimit të përbashkët me komunitetin. Projekti për promovimin e angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm, që zbatohet nga SPRC, është mbështetur nga USAID/ATRC. Projekti zbatohet në Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Kaçanik.