NATO dhe Ballkani Perëndimor: Ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi

Posted on
Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizuan të enjten, më 30 mars 2017, Konferencën Rajonale: “NATO dhe Ballkani Perëndimor: ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi”.

Derisa Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, Mali i Zi duket se është në fazën krejtësisht të fundit për anëtarësim të plotë në NATO. Maqedonia, në anën tjetër, ka humbur mundësinë të bëhet anëtare e NATO-s në vitin 2009 për shkak të çështjes së pazgjidhur me Greqinë në raport me problemin edhe më tutje të hapur bilateral, të njohur si “çështja e emrit të Maqedonisë”.

Serbia pavarësisht se deklarohet si vend “ushtarakisht neutral” ka themeluar njëlloj marrëdhënie speciale ushtarake me Federatën Ruse.

Mali i Zi ka marrë ftesën zyrtare për t’iu bashkuar NATO-s dhe, sipas të gjitha gjasave, do të bëhet shteti i 29-të anëtar i NATO-s në pjesën e parë të vitit 2017.

Kjo ishte tema kryesore e Konferencës Rajonale të Shoqërisë Civile e organizuar në Prishtinë nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Shoqata e Malazezëve të Kosovës që mblodhi aktivistët e shoqërisë civile dhe analistët e çështjeve të sigurisë për të diskutuar ndikimin në sigurinë rajonale të anëtarësimit të Malit të Zi, si dhe mësimet që duhet nxjerrë nga shtetet tjera në rajon që janë të orientuara drejt NATO-s.

Kosova është e orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe synon të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, por procesi mund të fillojë vetëm kur të tejkalohen sfidat e saj në krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Prezenca e NATO-s në Kosovë, si udhëheqëse e Misionit Paqe-Ruajtës të OKB-së, daton që nga qershori 1999, derisa trupat e saj janë reduktuar gradualisht. NATO ka një rol të rëndësishëm në trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do të transformohet në mision ushtarak bazuar në politikat e Kosovës.
Në Konferencë diskutuan:

Burim Ramadani, Drejtor i SPRC-së, z.Wulf Lapins, Drejtor i FES-it në Kosovë, z. Slobodan Vujiçiq, Kryetar i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, z. Lulzim Peci, KIPRED, z. Aleksander Dedoviq nga Mali i Zi, znj. Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e çështjeve të sigurisë, z. Predrag Milasevic nga Mali i Zi, dhe z. Arian Dyrmishi nga Shqipëria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *