Ndikimi rus në Ballkan: një shqetësim në rritje për Kosovën

Posted on
Kjo analizë e SPRC-së synon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijësimit institucional dhe shoqëror për domosdoshmërinë e kuptimit më të mirë, identifikimit, analizimit të mjeteve, metodave, mekanizmave dhe nivelit të ndikimit të Federatës Ruse në Kosovë.
Përkundër faktit se shumica e popullsisë së Kosovës, si dhe institucionet e Kosovës janë të orientuara qartësisht kah Perëndimi, institucionet dhe aktivistët e shoqërisë në Kosovë duhet të masin dhe të përcaktojnë ndikimin e Federatës Ruse në përgjithësi në Kosovë, me fokus të veçantë në komunitetet, shoqërinë civile, mediat dhe ekonominë/biznesin. Një qasje e tillë është e domosdoshme për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e vendimmarrjes dhe në përpjekjet e saj për të qëndruar të paluhatshëm dhe të sigurt në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.

Analiza bazohet në hulumtime mbi objektivat e Rusisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor,  gjithashtu edhe në hulumtime analizën lidhur me nivelin e luftës informative dhe propagandës së Rusisë në raport me Kosovën, duke përfshirë këtu reagimet edhe zyrtare të autoriteteve të Moskës në raport me zhvillimet në Kosovë e që mund të kenë ndikim në ekonominë/biznesin, shoqërinë civile, mediat dhe aktorët jo shtetërorë në Kosovë.

Ndikimi rus në Ballkan: një shqetësim në rritje për Kosovën

 Ndikimi rus në Ballkan_Një shqetësim në rritje për Kosovën_SPRC_korrik2017 

Publikuar nga: 
Security Policy Research Center – SPRC
(Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë)
Autor: Burim Ramadani
Kontribues: Eris Hana
Prishtinë, Korrik 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *