Plan Veprimi për Ushtrinë e Kosovës

Posted on
Si SPRC, kemi rekomanduar hartimin e një Plani të Veprimit të të gjitha institucioneve relevante, një qasje maksimalisht gjithëpërfshirëse, bashkërëndim midis aktorëve vendorë e ndërkombëtarë. Serbët kosovarë të mos humbasin rastin për pjesëmarrje aktive dhe promovim të të drejtave të tyre. Ndërsa, bashkësia ndërkombëtare të thellojë përpjekjet për të ndihmuar që procesi i transformimit të FSK-së të jetë gjithëpërfshirës, duke lehtësuar pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të komunitetit serb në këtë proces Kushdo që ndërton përshtypjen se i tërë procesi për transformimin e FSK-së në organizatë me mision ushtarak është çështje orësh apo pak ditësh, besoj se e ka kuptuar gabim.
Është krejtësisht e qartë se inicitaiva për ndryshimet ligjore për misionin e FSK-së është iniciativë që ka marrë mbështetjen e të gjithëve brenda Kosovës, përveç përfaqësuesve politik të serbëve kosovarë.

Reagimet e deritashme ndërkombëtare, përkatësisht të partnerëve strategjik të Kosovës janë, po ashtu, të qarta rreth domosdoshmërisë së transformimit të FSK-së në Ushtri, porse përmes ndryshimeve kushtetuese, në mënyrë që të sigurohet gjithëpërfshirja.
Askush nuk mund të prishë raportet dhe partneritetin e Kosovës me SHBA-në dhe NATO-n. Kjo është iniciativë e cila duhet të përcillet me përpjekje intensive të gjithmbarshme për të ndërtuar mundësinë e përbashkët me partnerët që të ndryshojë misioni i FSK-së. Por, është iniciativë dhe jo përfundim i procesit.
Ky proces do të merr një kohë dhe nuk është çështje orësh apo ditësh. Kushdo që ndërton përshtypjen se i tërë procesi është çështje shumë e shpejt, besoj se e ka kuptuar gabim apo ka qëllim manipulimi të opinionit publik. Ndryshimi i misionit të FSK-së është i domosdoshëm, por nuk është e domosdoshme që kjo të ndodh brenda disa orësh apo ditësh dhe në mënyrë të pakoordinuar me partnerët strategjik.

Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, pas një varg aktivitetesh konsultuese, debatesh publike dhe diskutimeve me faktorë institucionalë dhe ekspertë të fushës, përmes një Memo të publikuar më 15 mars, ka bërë thirrje tek të gjithë faktorët që të angazhohen intensivisht për të ndërtuar koordinimin e domosdoshëm me partnerët strategjik.
Ne, si SPRC, kemi ardh në konkludim që kohëzgjatja e këtij procesi duhet të jetë optimale, duke synuar që transformimi i FSK-së në Ushtri të bëhet gjatë vitit 2017.
Për këtë, ne si SPRC, kemi rekomanduar hartimin e një Plani të Veprimit të të gjitha institucioneve, të ketë qasje maksimalisht gjithëpërfshirëse, të ketë bashkërëndim midis aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Thjesht, Ushtria nuk bëhet pa partnerët strategjik. Opinioni publik të mos bjerë pre e keqinterpretimeve, ndoshta edhe të qëllimshme, për rrugën përpara për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Nëse FSK do të transformohet në Ushtri, kjo bëhet vetëm në partneritet me miqtë strategjik të Kosovës.
Prandaj, kjo është periudhë e rëndësishme për përpjekjet intensive që duhet bërë nga të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm në Kosovë.

Një theks i veçantë duhet t’i drejtohet edhe përfaqësuesve poltiik të serbëve kosovarë. Ata nuk duhet të humbasin rastin për pjesëmarrje aktive në procesin e transformimit të FSK-së. Dhe, po ashtu, të duhet të angazhohen për të promovuar të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit të tyre, me fokus në integrimin e tyre në FSK.

Ndërkaq, institucionet e Kosovës duhet që me qartësi institucionale të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare: Të vazhdojë dhe thellojë përpjekjet për të ndihmuar që procesi i transformimit të FSK-së të jetë gjithëpërfshirës, duke lehtësuar pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të komunitetit serb në këtë proces; Të vazhdojë mbështetjen për FSK-në në ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizimin e saj; dhe Të ruajë përkushtimin për partneritet në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe për sigurinë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *