Rinia dhe personat me nevoja të veçanta në Kaçanik kundër ekstremizmit të dhunshëm

Posted on
Dhënia e mundësisë për t’u marrë me aktivitete rinore dhe përkujdesja për kategorinë e personave me nevoja të veçanta të cilët për shkak të gjendjes psikike, fizike dhe ekonomike mund të bëhen pre e mashtrimeve dhe manipulimeve të ideologjive ekstreme. Poashtu nevoja e trajtimit maksimal social për familjet në nevojë, për t’i shmangur nga rënia në situatë të nënshtrimit ishte ajo çka u diskutua në aktivitetin e mbajtur në Kaçanik.

Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit të SPRC-së “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, organizuar nga organizatat partnere: Forumi i OJQ-ve në Kaçanik dhe KVRL në Kaçanik, si dhe Shoqata “Handikos” në Kaçanik. Ky aktivitet mblodhi 74 pjesëmarrës, ndër të cilët prindër, të rinj dhe persona me nevoja të veçanta të cilët zhvilluan aktivitete të shumta për të treguar gatishmërinë dhe angazhimin e tyre kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Aktivitetet e këtilla zbatohen nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë-SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere, në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të shoqërisë civile kundër ekstremizmit të dhunshëm”, që mbështetet nga USAID/ATRC.
SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe shumë aktivitete gjatë javëve në vijim në mënyrë që të ndikojë në angazhimin e shoqërisë civile për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *