Trajnimet e organizuara në Komuna

Posted on

Gjatë muajit shkurt SPRC së bashku me organizatat partnere nga Ferizaji,Kaçaniku,Gjilani,Peja dhe Mitrovica organizuan trajnime një ditore për aktivistët e Organizatave të Shoqërisë civile,aktivistët e rinj, gazetarët, organet qeveritare lokale dhe qëndrore në komunat e lartëcekura në kuadër të projektit “Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile kundër Ekstremizmit të dhunshëm”.

Temat të cilat u ligjëruan në këto trajnime ishin :

-Promovimi i vlerave dhe traditave të shoqërisë Kosovare

-Kuptimi i nocioneve ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm

-Prezentimi i strategjisë të QK PEDHRSHT dhe masat parandaluese ​ -Mekanizmat parandalues në nivel lokal/rast studimi Mekanizmi Referues dhe inciativat e mundshme

-Metodologjitë hulumtuese dhe Strategjitë avokuese.

Ndërsa ligjërues në këto trajnime ishin:

Prof.Dr.Xhabir Hamiti,Profesor i Studimeve Islame Prof.Dr Lulzim Esati, Profesor i Studimeve Islame Rreshter Shaban Mrasori,Drejtoria kundër Terrorizmit,Policia e Kosovës Mentor Cakolli ,Drejtoria për Polici në Bashkësi dhe Parandalim të Krimit Burim Ramadani, SPRC Rifat Marmullaku, SPRC Valton Karaxhiu,konsultant

SPRC përkrahet në kuadër të programit Angazhimi për Barazi,i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndëkombëtar -USAID dhe impementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *