U mbajt Tryeza e Rrumbullakët “Lufta në Siri dhe tregimi publik i ish-luftëtarëve – çka më tutje?”

Posted on

Të shqyrtohet Amnestia e Monitoruar për ish-Luftëtarët e Huaj



Institucionet e Kosovës, shoqëria civile dhe autoritetet fetare në Kosovë duhet të ndërtojnë dialog përmbajtjesor mbi masat e buta institucionale dhe shoqërore në raport me ish-Luftëtarët e Huaj të cilët janë kthyer nga zonat e luftës në Siri. Pjesë e këtij dialogu gjithëpërfshirës të jetë edhe shqyrtimi i mundësive për Amnesti të Monitoruar për ish-Luftëtarët e Huaj në raste individuale dhe jogrupore. Po ashtu, të shqyrtohen edhe mundësitë më të mira për angazhimin e këtyre ish-luftëtarëve të huaj në parandalimin dhe de-radikalizimin e të rinjve në Kosovë, si masë e domosdsohme për përballjen me ideologjinë e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Këto janë konkluzionet që kanë dalë nga Tryeza e Rrumbullakët me temën “Lufta në Siri dhe tregimi publik i ish-luftëtarëve – çka më tutje?”, që u mbajt sot në Prishtinë me datë 11 maj 2017.

Tryeza u organizua nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, e mbështetur nga FES në Kosovë dhe në bashkëpunim me INSID.
Synimi i kësaj Tryeze është të diskutojë qasjen e institucioneve dhe shoqërisë kosovare në raport me ish-luftëtarët e huaj të kthyer në Kosovë, sikurse edhe modelet më të mira të trajtimit të fenomenint.
Në këtë Tryezë, përjetimet e veta dhe idetë për angazhimet e mëtutjeshme i kanë dhënë tre të kthyer nga zona e luftës në Siri, Albert Berisha, Hajrush Laçi dhe Nexhat Behluli. Po ashtu, edhe i akuzuari tjetër, Enis Begolli.
Debati i hapur dhe bashkëbisedimi i ideve për angazhimin e përbashkët në këtë tematikë të ndjeshme ka rezultuar me përkushtimin për vazhdimin e dialogut me të gjithë akterët institucionalë dhe shoqërorë në Kosovë.

SPRC është organizatë e pavarur kërkimore për politika të sigurisë dhe synon të analizojë funksionimin e politikave të qarta dhe të duhura për të ndërtuar sigurinë e përbashkët në Kosovë dhe në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *