U mbajt Tryeza me gra vendimmarrëse për parandalimin e ekstremizmit

Posted on
Syri i Vizionit dhe KVRL Pejë në bashkëpunim me organizatën Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC organizuan një Tryezë me gra vendimmarrëse për diskutimin e Angazhimit të Shoqërisë Civile dhe akterëve tjerë lokal kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë.


Në Tryezë, panelistë ishin Rifat Marmullaku, përfaqësues i SPRC-së, Shaban Shala, Drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës, Nushe Kuka-Metaj, Gjyqtare, Lumturie Vuçetaj, Prokurore, Sabahate Qorkadiu, përfaqësuese e Zyrës për Barazi Gjinore dhe Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit Komunal.


Rifat Marmullaku shpjegoi qëllimin e projektit dhe të aktiviteteve të realizuara me organizatat partnere dhe prezentoi të gjeturat nga raporti ” Faktorët ndikues në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm” me theks të veçantë faktorët ndikues në radikalizim, rolin e Forumeve të Sigurisë në Bashkësi dhe mundësitë e angazhimit të akterëve të ndryshëm në këto forume. Poashtu theksoj rëndësinë e angazhimit të gruas duke qenë shtyllë e familjes në parandalimin e këtij fenomeni.


Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Kolonel Shaban Shala potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të trekëndëshit, polici, prokurori dhe gjykatë lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu theksoi që gratë duhet të kenë një rol më të madh në vendimmarrje duke vënë theksin tek angazhimet e policisë së Kosovës në këtë fushë.
Nushe Kuka Metaj, Gjyqtare, u fokusua në veçanti për masat ndëshkuese që parashihen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe nënvizoi nevojën për reintegrimin dhe risocializimin e personave që kanë marrur pjesë në luftërat e huaja.
Lumturije Vuçetaj, Prokurore, tha se çdo hap i ndërmarrë është një preventivë ndaj ekstremizmit.
Sabahate Qorkadiu, nga ZBGJ vuri në pah nevojën për monitorim të ligjëratave në xhami.
Ndërsa Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit Komunal potencoi krijimin e grupeve mbështetëse të rinisë për personat me rrezik të influencimit dhe bashkimin e mekanizmave në luftimin e kësaj dukurie.


Tryeza u realizua në kuadër të projektit “Promovimi i Angazhimit të Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, të implementuar nga SPRC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *